Evertoni dhe Manchester United kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e diele).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Goodison Park në kuadër të xhiros së 35-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” synojnë të rikthehen me fitore pas zhgënjimit në Ligë të Kampionëve ku u eliminuan nga Barcelona, por ata do të përballen me një detyrë mjaftë të vështirë ndaj “Toffees”.
Manchester United është në kërkim të tri pikëve në mënyrë për të vazhduar garën për top katërshe këtë sezon por ata luajnë ndaj një kundërshtari të paparashikueshëm si Evertoni.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 14:30./arbresh.info/
Everton: Pickford, Coleman, Keane, Zouma, Digne, Schneiderlin, Gueye, Sigurdsson, Bernard, Richarlison, Calvert-Lewin.
Man Utd: De Gea, Dalot, Smalling, Lindelof, Jones, Matic, Fred, Pogba, Martial, Rashford, Lukaku.
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...
Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitar...