Veliaj uron festën e Pashkëve

13:21 | 21 Prill 2019
Arbresh.info

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur sot urimet për gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkës.

Me anë të një mesazhi të publikuar të dielën, ai uron besimtarët katolik për këtë ditë të shënuar në kalendarin e krishterë, ndërsa thekson se ditë të tilla duhet ti shërbejnë kujtdo për të krijuar bindjen se e mira e mund të keqen dhe dashuria e mund urrejtjen.

“Gëzuar festën të gjithë besimtarëve! Qoftë një ditë frymëzimi për këdo se jeta e mund vdekjen, dashuria e mund urrejtjen, optimizmi e mund cinizmin! Bekime e përqafime!”, uroi Veliaj në mesazhin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme