Kulla 20 vjeçare e Haradinajve në Gllogjan të Deçanit është ndërtuar për t’i nderuar dëshmorët e kombit, dhe për t’i ruajtur vlerat e kullave shqiptare dhe traditat e popujve shqiptarë.
E, kjo kullë pritet që shumë shpejtë të shndërrohet në muze ku do të vendosen armët me të cilat kanë luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e padyshim që do ja shtonin edhe më shumë vlerën dhe vizitorët kësaj kulle.
Ciceroni i Kullës së Haradinajve, Xhafer Sefija, ishte i gatshëm ta prezantoj me krenari historinë e kullës.
Ai tregon se gurthemeli i kullës është vënë me 24 mars të vitit 2000 dhe ka përfunduar në vitin 2001.
“Gur themeli i parë i kullës është vënë me 24 mars të vitit 2000, kugur themelin e ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj dhe Gjenerali Agim Ceku, e me 27 nëntor të viti 2001 kanë përfunduar punimet katër kate të kullës. Kulla është ndërtuar për t’i nderuar dëshmorët e kombit dhe për t’i ruajtur vlerat e kullave shqiptare dhe traditën e popullit shqiptarë. Kulla parashihet të bëhet muze, kati i parë i kullës do të jetë muze armatimi ku do të vij armatim i vjetër dhe armatim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për tu parë se me çfarë armatimi ka luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Sefija tregoi se në katin e dytë të kullës janë tri dhoma që do të ndahen për dëshmorët, ku do të vendoset biografia e tij, fotografia, dhe uniforma, dhe arma personale e dëshmorit.
Tutje tha se kati i tretë do të ndahet për të zhdukurit dhe civilët e luftës. Ndërsa në katin e katër është oda e burrave tipike dukagjinase.
“Në katin e dytë të kullës janë tri dhoma, ato tri dhoma do të ndahen për dëshmorët shkruhet biografia e dëshmorit vendosen fotografi, uniforma, dhe nëse i ka mbet edhe arma personale dëshmorit. Ndërsa kati i tretë është i ngjashëm me katin e dytë është edhe kjo me tri dhoma, këto dhoma do të ndahen për të zhdukurit edhe për civilët e luftës ku do të shënohet diçka edhe për ta sepse edhe ata janë pjesë e lirisë të cilën ne po e gëzojmë sot në Kosovë. Gjithashtu në katin e katërt e kemi odën e burrave, oda tipike dukagjinase, do të punohet gjithçka qysh kanë ekzistua më herët odat e burrave në rrafshin e dukagjinit, që të ruhen vlerat dhe traditat e rrafshit të dukagjinit”.
Ciceroni i Kullës tregon që çdo dite ka vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare.
“Ka vizitorë çdo ditë, në këtë kullë vijnë edhe shkollat në ekskursion dhe vizitat janë nga të gjitha trojet shqiptare, e vizitat ma së shumti në këtë kullë e bëjnë nxënësit nga Presheva”, tregoi Ciceroni.
E në fund ai tregon se është edhe mirëmbajtësi i Kompleksit Memorial.
Për këtë kullë foli edhe deputeti Daut Haradinaj, ai thotë se është emocionale, sepse vetë fakti që kulla është afër këtyre dëshmorëve na kthen mbrapa në kohë.
“Në fakt historia na ka mësuar që kulla është simbol i rezistencës edhe arsyeja pse shqiptaret kanë pas kulla kanë qenë fortifikata, natyrisht se tani ne nuk jemi në kulla të vjetra por provizim nga të gjitha kullat e kemi ndërtu këta që e kemi sot këtu. Vetë fakti qe kulla është afër këtyre dëshmorëve nga kthen mbrapa në kohë, por kjo është edhe një simbolik ku jemi kanë ku jemi dhe ku do të shkojmë. Natyrisht është emocionale kur jemi edhe pran dëshmorëve edhe pran kullave gjithmonë është nderim për ne edhe për brezar që vijnë”.
Banori i fshatit Glogjan Mustaf Malaj tregon se çdo ditë kjo kullë vizitohet.
“Po për ta vizituar këtë kullë vijnë shumë vizitor çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje”, tha Malaj. /Ardita Zeka/Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/873995726274843/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?