Google ADS

Kthehen temperaturat e larta në vendin tonë

22:41 | 20 Prill 2019
A. B.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që do të mbretërojë gjatë ditës së nesërme në Kosovë.

Sipas njoftimit, moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe i qetë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme