Google ADS

Tifozët i lëshojnë shishe kokës futbollistit shqiptar

18:22 | 20 Prill 2019
A. B.

Një incident ka ndodhur në ndeshjen mes Laçit e Skënderbeut këtë të shtunë, ku një shishe ka fluturuar në kokën e futbollistit të skuadrës korçare Kristi Vangjeli.

Ndeshja e javës së 30 është pezulluar për disa minuta teksa Vangjeli është shtrirë në fushë. Incidenti nuk kaloi pa u pasuar nga një irritim mes tifozerive të pranishme në stadium.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave është e një rëndësia të veçantë pasi vlen për një pozicion në kupat e Europës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme