Shqiptarët vijojnë të jenë aktivë në politikën botërore. Kemi parë plotë raste si në Zvicër apo Belgjikë që shumë shqiptarë të kandidojnë për poste të larta politike.
Së fundmi në Itali janë 21 shqiptarët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të Italisë.
Shqiptaret Eva Meksi dhe Uljana Gazidede kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari të Italisë.
Këto zgjedhje do të mbahen me 26 maj në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane, transmeton albeu. Nga veriu në jug, janë në listat e ndryshme politike edhe 19 kandidatë të tjerë shqiptarë.
Eva Meksi u vendos në Bari 28 vjet më parë, ajo është e njohur në komunitet si kineaste dhe përkthyese, ka vendosur të garojë për të kontribuar në qytetin që e priti dhe e ndihmoi tri dekada më parë.
Ndërsa Uljana Gazidede, avokate në profesion është e specializuar në të drejtën e emigracionit dhe ka ndjekur çështje të ndryshme të emigrantëve në Itali.
Kandidatët shqiptarë:
Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja, Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj , Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi,Adela Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...