Google ADS

Komentuesi ofendon kryeministrin, kundërpërgjigjet gruaja e tij

14:15 | 20 Prill 2019
Arbresh.info

Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj, publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi të sajën dhe të djalit të saj, gjatë vizitës në një foltore, ku të parapara ishin vendet për presidentin e Gjermanisë.

“Ku të çon e ardhmja”, kishte shkruar Anita në mbishkrimin e këtij imazhi, i cili ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Ka mjaftuar kjo fotografi, që një nga komentuesit t’i kundërvihet negativisht gazetares së njohur, e cila si rrallë herë ka reaguar.

https://www.instagram.com/p/Bwbois6lMpo/?utm_source=ig_embed

 

“Kosovën e kënaqi ai belbani, veç edhe ty t’ka mbet me u bë presidente e Gjermanisë”, kishte shkrua komentuesit.

Çifti Anita dhe Ramush Haradinaj

Ndërkohë, nuk ka munguar kundërpërgjigjja e Muçaj-Haradinajt, e cila ka vendosur që të reagojë me satirë.

“Relaks, se nuk bëhem jo”, ka qenë replika që Anita i ka bërë me shaka personit që i komentoi në atë formë.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme