Në West Covina, të Kalifornisë, një vajzë 11 vjeçare vdiq pasi lau dhëmbët. Mamaja e vajzës thotë se e bija ‘vdiq nga pasta e dhëmbëve’.
Në fakt, vogëlushja ka patur alergji fatale, e cila u provokua nga kolinozi, me bazë qumështi, element ushqimor ky ndaj të cilit vajza ishte shumë alergjike.
Nëna e vogëlushes Denise Saldate, Monique Altamirano, ka treguar se e bija po lante dhëmbët në tualet në shtëpi bashkë me motrën 15 vjeçare, kur kjo e fundit doli nga banjo duke qarë dhe duke thënë se Denisë nuk arrinte më dot të merrte frymë.
Nëna tregon se kur hyri në tualet, pa vogëlushen me buzë blu. Në këtë situatë, ajo telefonoi menjëherë urgjencën teksa përpiqej t’i jepte frymë gojë më gojë, por fatkeqësisht Denisë vdiq nga mbytja, përcjell Ora.
Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e kolinozit në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje qumështi.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...