Kanë mjaftuar vetëm pesë minuta lojë për të arritur deri te goli i parë në ndeshjen Manchester City – Tottenham.
Kampioni në fuqi i Premierë Ligës ka kaluar në avantazh dhe është duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në takimin si nikoqir kundër “Spursve” pasditen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
Talenti 18-vjeçar Foden shënoi bukur me kokë në minutën e pestë të ndeshjes në Etihad pas një aksioni të bukur nga “Qytetarët”.
Skuadra e Pep Guardiolas synon t’i hakmerret rivalët të sotëm pas eliminimit tronditës që iu shkaktuan në mesjavë nga Liga e Kampionëve.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së 35-të në Premierë Ligë./arbresh.info/
Goli nga Foden – ‘5
https://streamja.com/joVl
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...