Google ADS

Protestë për vizat, policia rrethon ambasadën e Holandës

12:56 | 20 Prill 2019
Arbresh.info

Parlamenti i Holandës ditë më parë votoi pro kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët dhe këtë kërkesë ia përcolli qeverisë së saj, duke u shprehur se klanet shqiptare janë kthyer në rrezik serioz për qytetarët e Holandës.

Por, ky vendim është kritikuar ashpër nga Shoqëria Civile në vendin tonë. Ajo ka paralajmëruar për një protestë para ambasadës së Holandës në Tiranë këtë të shtunë duke kritikuar nismën e ndërmarrë nga parlamenti holandez.

Policia e Shtetit nga ana tjetër ka marrë masat dhe disa efektivë janë vendosur para ambasadës me qëllim garantimin e qetë të tubimit. Sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile, në protestë do të jenë 10-15 persona të cilët do të mbajnë pankarta me slogane demokratike, të cilat në thelb do kundërshtojnë një vendim për kthim vizash për shqiptarët. Ata shprehën se krimin në Holandë nuk e mbollën shqiptarët

“TURP! Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS që na sollën të gjitha Qeveritë Holandeze nga viti 2003 e deri më sot!

Sps MAFJEN SHQIPTARE në Holandë nuk e pollën shqiptarët por Mafia Qeveritare Soros me sponsorizimin zyrtar të Qeverive Holandeze!”-thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile./balkan web

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme