Partia Demokratike e Kosovës, ka përgëzuar institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë, për kthimin e kosovarëve që kanë qenë në zonat e luftës në Siri.
Në një njoftim për media thuhet se Republika e Kosovës, ka dëshmuar maturinë e vet për t’i dalë në ndihmë secilit qytetar, duke mos i braktisur ata.
Sipas njoftimit, PDK vlerëson se shoqëria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj kanë qenë jashtëzakonisht të vendosura në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
“Partia Demokratike e Kosovës, përshëndetë operacionin e institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë si dhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtar për kthimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë qenë në zonat e luftës në Siri. Sot, Republika e Kosovës ka dëshmuar maturinë e vet për t’i dalë në ndihmë secilit qytetar, duke mos i braktisur ata. Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se shoqëria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj kanë qenë jashtëzakonisht të vendosura në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si dhe duhet të vazhdojnë edhe më tej me vendosmëri që të zbatojnë parimet e rendit tonë kushtetues dhe ligjor kundër çdo aktiviteti dhe personi që tenton, merr pjesë apo kryen vepra penale të kësaj natyre”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftimin e zyrës për informim të PDK-së, thuhet se fëmijët e Republikës së Kosovës e kanë vendin në shkolla dhe e ardhmja e tyre nuk mund të manipulohet nga askush.
“Në anën tjetër, kthimi i qytetarëve tanë nga zonat e luftës, veçanërisht i grave dhe fëmijëve është një hap që duhet të na inkurajojë për të punuar edhe më shumë që asnjëherë më qytetarët tanë të mos jenë viktimë e personave të papërgjegjshëm dhe të përfundojnë në vatrat e luftërave të huaja mbi çfarëdo lloj pretendimesh. Partia Demokratike e Kosovës përgëzon Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri për lidershipin e tij në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm dhe human për shtetin dhe shoqërinë tonë. Qytetarët e kthyer nga zonat e luftës, kanë kaluar periudha traumatike dhe ne si shoqëri duhet të kemi mirëkuptim, të kontribuojmë në rehabilitimin e tyre si dhe integrimin e tyre në jetën tonë shoqërore. Fëmijët e Republikës së Kosovës e kanë vendin në shkolla dhe e ardhmja e tyre nuk mund të manipulohet nga askush. Ky parim sot është bërë realitet dhe është kursi i duhur që duhet të ndjekim si shoqëri e përkushtuar për një rend liberal, e bazuar mbi vlerat më të larta të mirëkuptimit, tolerancës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin për media, nga zyra për informim të PDK-së.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj