Festa e Pashkëve është dita qendrore e vitit kishtar e Kishës Katolike dhe e gjithë krishterëve me ç ’rast besimtarët katolikë përkujtojnë dhe festojnë sakrificën, vdekjen dhe ngjalljen e Jezus Krishtit.
Kështu ka thënë në një intervistë për arbresh.info Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, duke shtuar se Zoti për të përmirësuar gabimet dhe robëritë që e kanë kapluar njerëzimin ai vet bëhet njeri e gjitha për të treguar rrugën e shpëtimit.
Gjergji thotë se kjo festë është festë e solidaritetit të Zotit me njeriun.
“Festa e Pashkëve është dita qendrore e vitit kishtar e Kishës Katolike, por edhe gjithë të krishterëve, ne përkujtojmë dhe festojmë mundimin, vdekjen dhe ngjalljen e Jezu Krishtit për ne dhe për shërbimin tonë për çdo njeri, do të thotë Zoti për të përmirësuar lëshimet, gabimet, robëritë e ndryshme që e kanë kapluar njerëzimin Ai vet bëhet njeri. I merr mbi vete dobësitë njerëzorë, prandaj edhe mëkatet vdes në kryq, varroset dhe ngjallet për të treguar një rrugë të re që është rruga e shpëtimit apo e shërbimit, rruga e rikrijimit sepse Zoti e krijoi njeriun të mirë, mirëpo fatkeqësisht njeriu nuk diti ta çmojë këtë dhuratë të madhe dhe lirinë që ja dha Zoti prandaj dhe gaboi. Prandaj, kjo është festa e solidaritetit të Zotit me njeriun. Kjo është festa në të cilën kremtojmë fitoren përfundimtare ndaj djallit ndaj të keqes dhe ndaj vdekjes”, tha Don Lush Gjergji për arbresh.info.
Ai ka treguar se si festohen Pashkët në Kosovë, aktivitetet dhe përgatitjet që ndjekin besimtarët e katolikë për këtë festë.
“Pashkët janë një festë që përgatiten me gjashtë javë me kohën e kreshmëve dhe përgatiten mbi të gjitha me uratë, me agjërime dhe me bamirësi. Janë tri rrugët apo tri pistat kryesore të aktiviteteve të ndryshme pastaj kemi vizita nëpër famulli dhe një ndër ngjarjet kryesore është edhe rrëfimi ku njerëzit vijnë për të kërkuar prej Zotit nëpërmjet kishës faljen e mëkateve. Tri ditët kryesore përgatitore janë e enjtja e madhe në të cilën e kumtojmë dhe e kremtojmë darkën e fundit të Jezusit, të premten e madhe mundimin, vdekjen e tij në kryq, të shtunën e madhe është varrimi dhe të dielën e Pashkëve është ngjallja e tij, i cili duhet të jetë ngjallje edhe për ne”, ka thënë ai.
Sipas Don Lush Gjergjit rëndësia në këtë festë është që njerëzit të vetëdijesohen për ndërhyrjen e Zotit e cila i shpëton nga e keqja dhe i aftëson që të pranojnë të mirën, të drejtën, të vërtetën, jetën dhe dashurinë.
“Gjatë Pashkëve është e rëndësishme që njerëzit të vetëdijesohen për këtë ndërhyrje të Zotit, ta quajmë figurativisht, kirurgji e cila ne na shpëton prej të keqes dhe na aftëson që të njohim të pranojmë të mirën të drejtën, të vërtetën, jetën dhe mbi të gjitha dashurinë, pra porosia e paqes, Jezusi i ngjallur përshëndet nxënësit e vetë, paqja me ju, kjo paqe e cila është aq e nevojshme në ndërgjegjen dhe shpirtin e njeriut në marrëdhëniet ndërpersonale, ndërfamiljare, ndëretnike, ndërfetare e kështu me radhë, bota fatkeqësisht nuk e ka paqen e mirëfilltë që nuk do të thotë vetëm mungesa e luftës por edhe mungesa e së keqes e sidomos mungesa e urrejtjes e të dëbimëve, e përjashtimeve, e nënçmimeve të të tjerëve”, ka treguar Don Lush Gjergji.
Ai poashtu ka treguar se çka simbolizon ngjyrosja e vezëve gjatë Pashkëve.
“Vezët janë një diçka e mbyllur në të cilën është jeta e re e simbolizon Jezusin në varr, i cili del i gjallë sikur zogu i cili del prej vezës ashtu edhe Jezusi del prej varrit dhe na i kumton, unë jam të ngjallurit dhe jeta e re, jeta e ngjalljes apo ringjalljes”, ka treguar ai.
Në fund Don Lush Gjergji ka dhënë edhe një mesazh për Festën e Pashkëve duke përdorur edhe një thënie të Nënës Terezë.
“Çdo njeri vullnet dhe zemër mirë të mundohet në tjetrin ta shohin vëllain apo motrën e vet, të kemi marrëdhënie sa më të mira njëri me tjetrin të dimë ta çmojmë, ta nderojmë dhe ta duam njëri tjetrin sepse në nuk dimë këtë gjë, kush do të na çmojë, kush do të nderojë, e kush do të na duan ne, nëse ne nuk dimë ta çmojmë, dhe ta nderojmë, dhe ta duam njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha ta çmojmë jetën prej zanafillës apo ngjizjes, e deri te ofshama e fundit sepse siç do të thoshte nëna Terezë, jeta është jetë mbroje dhuroje dhe dashuroje”, ka qenë mesazhi i tij për festën e Pashkëve./Arbresh.info/R.Rexhepi
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/598162814015328/
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp