Google ADS

Pas zjarrit në Notre Dame, Macron fiton popullaritet

08:33 | 20 Prill 2019
Arbresh.info

Popullariteti i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron është rritur ditët e fundit, pas djegies së Katedrales Notre Dame në Paris.

Sipas një sondazhi, popullariteti është rritur me tre pikë përqindje në muajin prill, duke u kthyer në nivelet e shtatorit, përpara protestave të jelekverdhëve.

Sipas sondazhit, Macron ka mbështetjen e 32% të qytetarëve, por vazhdojnë të jenë 67 % që nuk kanë një mendim të mirë për të.

Sondazhi tregon se 8 nga 10 francezë janë të prekur nga ngjarje që shkrumboi katedralen. Sipas studimit, 83% thanë se ndiheshin të impresionuar nga ajo që ndodhi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme