Google ADS

Moti sot në Shqipëri

08:20 | 20 Prill 2019
Arbresh.info

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë.

Në mbrëmje vranësirat mbeten prezente në bregdetin jugperëndimor.

Mjegull/mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperendim 1-10 m/sek, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë, raporton Atsh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë celsius.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme