Legjenda e Barcelonës: Messi tashmë e meriton Topin e Artë

22:04 | 19 Prill 2019
Arbresh Info

A do të fitojë Messi për të gjashtën herë Topin e Artë këtë vit?

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka pretenduar se Lionel Messi e meriton të fitojë për të gjashtën herë Topin e Artë këtë vit madje edhe nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve.

Ky ka qenë një sezon vërtetë impresiv për argjentinasin e vogël, transmeton portali arbresh.info.

Messi ka shfaqur formën e tij të zakonshme para portë duke shënuar 45 gola, por ai ka qenë edhe më me ndikim këtë sezon.

Ai ka shfaqur gjithashtu pse nëse jo lojtari më i mirë për gjuajtje të lira aktualisht në botën e futbollit.

Messi ka shënuar shtatë gola të tilla gjatë këtij sezoni. Përveç kësaj, Messi aktualisht është golashënuesi më i mirë në Ligë të Kampionëve dhe La Liga.

Tani, ish ylli i Barcelonës – Rivaldo ka pretenduar se Messi e meriton të jetë fitues për të gjashtën herë i Topit të Artë madje edhe nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve.


“Është një çmim që ai e meriton sepse një lojtar i klasit botëror si ai duhet të jetë kampion”

Kur është pyetur rreth Messit, Rivaldo pretendoi se Messi e meriton të fitoj çmimin “sepse një lojtar i klasit botëror si ai duhet të jetë kampion”.

“Është e pamundur për të përshkruar Messin”, ka thënë Rivaldo për Goal, transmeton portali arbresh.info.

“Më pëlqen ai aq shumë dhe gjithmonë e them se ndihem shumë keq që ai kurrë nuk e ka fituar Kampionatin Botëror me Argjentinën. Është një çmim që ai e meriton sepse një lojtar i klasit botëror si ai duhet të jetë një kampion bote.

“Ai ka shënuar gola, ka dhënë asistime dhe është golashënuesi më i mirë në La Liga për një kohë të gjatë dhe mendoj se ajo çfarë ka bërë në Ligë të Kampionëve duhet të vlerësohet”

“Edhe nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve, ai tashmë e meriton Topin e Artë”

Edhe pse nuk është një konkluzion i pashmangshëm, Messi sigurisht është favorit për Topin e Artë tani./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BwbrwTxlrY4/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme