Pasi vjedh një sërë çantash luksoze dhe mjetesh të tjera, shqiptari shkon i qetë në makinën e grabitur dhe ikën nga vendi i ngjarjes i bindur se edhe kësaj here ka shpëtuar.
Por 25 vjeçari nuk i shpëtoi dot policisë, pasi u pikas nga kamerat në një kryqëzim në të cilin kaloi me makinë. Ditën e nesërme përpara makinës së tij kanë dalë policët. Bashkëpunëtorët e tij ia mbathën me vrap sapo panë policinë pranë, ndërssa 25 vjeçari tentoi të largohej përmes makinës. Përpjekja dështoi pas disa minutash. Në pranga ra shqiptari me inicialet X.N, me precedentë të mëparshëm penalë dhe i pastrehë në Itali.
Në bordin e automjetit u gjetën dy çanta për femra “Louis Vuitton”, si dhe tre çanta “Hermes” dhe një çantë Dolce Gabbana, “pasuri” mijëra euroshe që shqiptari i kishte vjedhur ditën e djeshme.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...