Një ekspozitë e veçantë është hapur këtë të premte në Galerinë e Arteve në Gjilan.
Skaj kësaj ekspozite po qëndronin protagonistët e saj, njerëz që kishin shkelur një shekull jetë. Fytyrat e tyre, që në vete bartin mbi 100 vite sikur rrëfejnë për të kallurën e Kosovës ndër vite e krejt këto me mjeshtri i ka fotografuar artisti Muhamed Sadriu, i cili diç që e kishte nisur si ide e bëri realitet.
Si asnjëherë më parë, galeria ka qenë e mbushur përplot e në mesin e këtij publiku të madh ishte edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka theksuar se është i nderuar se në të ka personazhe, një gjyshe që ka bërë 105 vjet e që po duket më e re se ne, baca Muharrem që është në prag të 100- vjetorit e që janë personazhe të gjalle që do të mbeten në memorien tonë.
“Artisti Muhamed Sadriu na e bëri të këndshëm këtë fundjavë, një ditë jashtëzakonisht e mirë e komuna do të vazhdojë të mbështes çdo lloj aktiviteti kulturor ngase Gjilani do ta ruaj epitetin e kryeqytetit kulturor. E kemi të arritur me punë, me aktivitet të ngjeshur kulturor, me kreativitetin tonë dhe me të mirat që i kemi sjellë. Kjo ekspozitë është diç e re dhe e veçantë, andaj duhet përgëzuar Muhamed Sadriun”, ka thënë kryetari Haziri, që ka uruar qytetarët e Gjilanit që t’u ngjajnë këtyre njerëzve për kah veprat e mosha.
Siç njofton Komuna e Gjilanit, në ekspozitë ishte i pranishëm edhe Hasan Alia, nënkryetar i komunës së Vitisë, i cili ka theksuar se është kjo një ekspozitë e llojit të veçantë. Ai përshëndeti edhe personazhet e ekspozitës, kurse Gjilanit i dha notën 10, ngase, siç tha ai, të gjithë po synojmë që ta kemi fatin e këtyre njerëzve. Ai ka inkurajuar autorin që të vazhdojë me ekspozita të kësaj natyre.
Xhevat Latifi në cilësinë e moderatorit ka theksuar se thinjat dhe rrudhat janë shenja të një kohe e kur shikojmë këto shenja i futemi një bote mister që ka jeta dhe vetë njeriu si qenie më delikate që e ka krijuar Zoti në tokë.
“Në këtë ekspozitë jemi me dramën e autorit Muhamed Sadriu, me jetën e njeriut, me ata që kanë shënuar 100 vjet e nëse ne duan të shohim të dashurit tanë që duan të jetojnë 100 vjet, në këto personazhe mësojmë këtë. Në këtë art të rrudhave shohim jetën e Kosovës, vendin që di të rris burra e gra 100 vjet. Zoti e bekoi këtë vend dhe këtë mund ta shohim në këto fotografi”, ka thënë Xhevat Latifi, poet.
Shkaktari i kësaj ekspozite, arkitekti i kësaj ekspozite, Muhamed Sadriu, ka falënderuar kryetarin e komunës, Lutfi Haziri, që ka mundësuar realizimin e kësaj ekspozite dhe tha se mbi të gjithë këtë ekspozitë e kanë hijeshuar nëna Zaide e mixha Muharrem, që ishin të pranishëm në ekspozitë.
“Ka shumë njerëz që duhet falënderuar me emër, që më ndihmuan e ishin bashkë me mua, që bënë që të realizohet ideja ime dhe unë i falënderoj të gjithë ata. Sot janë 21 personazhe, që lidhet me shekullin 21 dhe që moshën mesatare e kanë 101 vjet e gjysmë”, tha autori Muhamed Sadriu, që falënderoi të gjithë, e në mënyrë të veçantë kryetarin Lutfi Haziri i cili e ka mbështetur këtë ekspozite.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist