Google ADS

Hajdari sulmon Bashën: S’jemi dakort me bojkotin e zgjedhjeve, është vetëvrasje politike

19:54 | 19 Prill 2019
A. B.

Pak minuta pas bërjes publike të qëndrimit të Ambasadës së SHBA-ve për zgjedhjet e lokale të qershorit, deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar në rrjetin social.

Përmes një postimi në Twitter, Hajdari ka deklaruar dhe njëherë qëndrimin kundër vendimit të opozitës së bashkuar për bojkotimin e parlamentit dhe me gjasë dhe të zgjedhjeve vendore nëse në karrigen e kryeministrit vijon të jetë i ulur Edi Rama.

Reagimi i Hajdarit:

Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet.

Kujtojmë se në reagimin e saj për Zërin e Amerikës, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë përgëzoi krijimin e grupeve parlamentare të opozitës së “re”, e cila ditën e djeshme bëri realitet dy grupet e PD-së e LSI-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme