Bazuar në një raport së fundmi nga Sport Bild, Borussia Dortmundi nuk është i interesuar në shitjen e Jadon Sanchos gjatë merkatos verore të transferimeve.
19-vjeçari, i cili ka qenë një sensacion qysh pas kalimit në Gjermani, ka luajtur në të kaluarën te Manchester City që thuhet gjithashtu se është i interesuar për rikthimin e tij në Etihad, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, rivalët lokal të tyre – Manchester United ka bërë të ditur se ata mund të shtrojnë ofertë për sulmuesin e ri të talentuar.
Pavarësisht kësaj, Dortmundi është i vendosur për të mbajtur Sanchon edhe për një tjetër sezon me shpresën që vlera e tij të rritet përtej shumës prej 100 milionë funta.
Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të tregut, kjo nuk duket si diçka qesharake për tu sugjeruar se kjo është një figurë reale dhe në rast se mund të ketë një tjetër sezon të fuqishëm gjatë edicionit 2019/20 ashtu siç ka bërë deri tani, atëherë vetëm qielli është limit për lojtarin e ri./arbresh.info/
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...