Google ADS

Sapo mori detyrën si ministre në qeverinë Haradinaj, ministrja serbe blen telefon në vlerë 1000 euro

17:54 | 19 Prill 2019
L G

Në fund të muajit shkurt, në postin e ministres së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Dijana Zhiviq.

Dy muaj pasi mori udhëheqjen e kësaj ministrie, Zhiviq ka blerë për vete një telefon mobil. Në kontratën e publikuar nuk bëhet e ditur lloji i telefonit që është blerë, veç se çmimi i tij.

Për furnizim me telefon, në tenderin e hapur janë paraqitur tre ofertues, prej të cilëve vlera më e lartë ka qenë 980 euro kurse më e ulëta 940. Blerjen e këtij telefoni, ministrja Ziviq e ka bërë nga “N.P Mobi GEGA”.

Dijana Ziviq e Partisë Liberale Serbe e ka marrë postin së Ministrisë së Bujqësisë pas shkarkimit të Nenad Rikalos të Listës Srpska, treansmeton gazetaexpress.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme