Google ADS

Thaçi: Raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ruajtur

17:07 | 19 Prill 2019
L G

Vlera e luftës së UÇK ‘së na bashkon të gjithëve, pavarësisht ideologjive apo partive. Sa më shumë që po kalon koha, aq më shumë po shtohet vlera e Luftës. Kështu u shpreh presidenti i vendit, Hashim Thaçi në akademinë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”, raporton arbresh.info.

Thaçi u shpreh se viti 2019 është shpallur viti i NATO-s në Kosovë. Ai shtoi se Kosova i është mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), NATO-s dhe BE-së për të gjitha ato që kanë bërë për pavarësinë e saj.

“Ardhja juaj në Kosovë, tregon se raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ruajtur. Vlera e luftës së UÇK ‘së na bashkon të gjithëve, pavarësisht ideologjive apo partive. Sa më shumë që po kalon koha, aq më shumë po shtohet vlera e Luftës. Fëmijët tuaj do të jenë krenar me ju. Viti 2019 është shpallur viti i NATO-s në Kosovë. U jemi mirënjohës SHBA-së, NATO-s, dhe BE-së, për atë që bënë për pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Ai ka çmuar lartë vendimin e shqiptarëve për të lënë Amerikën për t’iu bashkuar radhëve të UÇK’ së në Kosovë.

Thaçi u shpreh i lumtur që lufta çlirimtare e Kosovës, bashkon të gjithë pavarësisht ideologjive apo përkatësive politike./ Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/760174187716787/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme