Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Air Albania” do të kryejë fluturimin e parë zyrtar nga Tirana për në Stamboll. Në faqen zyrtare të Aeroportit të Rinasit, në orarin e nisjeve është listuar fluturimi me numrin “ZB 1003” që është dhe kodi ndërkombëtar i “Air Albania.
Nisja e fluturimeve ishte paralajmëruar edhe më parë nga Ministria e Infrastruktures, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
Fluturimi është programuar në orën 20:55 dhe ka zëvendësuar orarin që më parë i përkiste “Turkish Arlines” në destinacionin e Stambollit.
Avioni i parë i “Air Albania” u regjistrua në Rinas pak ditë më parë dhe do të fluturojë në linjën Tiranë-Stamboll, ndërkohë që do të pasohet nga avionë të tjerë, që do të fluturojnë në Europë dhe veçanërisht tregun italian, ku është edhe fluksi më i madh.
Procesi i krijimit të “Air Albania” nisi rreth një vit më parë, kur shoqëria “Air Albania” bëri pranë qeverisë shqiptare kërkesën për krijimin e një kompanie flamurmbajtëse kombëtare./TCH/
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...