Prokuroria Themelore në Prishtinë sot kanë nisur hetimet rreth akuzave të familjarëve të 6 vjeçarit nga Peja, ndaj mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK), shkruan arbresh.info.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka në një prononcim për “arbresh.info” ka thënë se sot, ai bashkë me prokurorin kujdestarë do të kërkojnë fillimin e hetimeve për këtë rast.
“Sot së bashku me prokurorin kujdestar do të kërkojmë nga hetuesit fillimin e hetimeve”, ka thënë Beka për arbresh.info.
Vdekja e 6- vjeçarit nga Peja në QKUK:
A.B, 6-vjeçar nga Peja ka vdekur nga sulmi në tru, përderisa ishte duke u trajtuar në QKUK
Sipas njoftimit të lëshuar nga familjarët e vogëlushit thuhet se për gjendjen e viktimës mjekët thanë se ka vetëm temperaturë dhe grip pa i bërë ndonjë analizë më të gjerë.
Të njëjtit thonë se vdekja e të miturit ka ardhur si shkak i mos pakujdesisë së mjekëve në QKUK.
Gjyshja jep detajet se si ndodhi ngjarja:
Valbona, gjyshja e 6-vjeçarit që ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë ka treguar se si ka ndodhur rasti. Ajo ka treguar se ka pritur 2 orë për shofer të ambulantes në spitalin e Pejës për ta dërguar në Prishtinë.
Ajo ka treguar se djali i ka vdekur në duar, ndërsa mjekët më pas janë munduar ta kthejnë në jetë por nuk ka mundur.
“Fëmijën e kem dërgu me datë 15, ditë e hanë. E kem dërgu me temperature e ethe, të skuqur nëpër trup. Në pediatri i kanë thane se ka pezmatim në fyt, por djali ka thënë po më dhemb koka. Ja ka qit një terapi edhe na kanë thane dhe e kena pru te shpija. Të nesërmen ka fillu me vjdh. E kem qu prap te pediatri në ambulantë . Doktoresha tha ka infeskion në fyt dhe me ja përdorë terapinë. Qone në infektive dhe ja japin një infuzion. E kemi dërgu në spitalin e Pejës dhe si e kemi shti në Infektivën e Pejës i ka humbur vetëdija. Infeskioni i ka shku prej fytit në tru”, ka deklaruar gjyshja Valbonë e 6-vjeçarit të ndjerë./arbresh.info
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...