Google ADS

Reka beson se regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të manipulohet

10:11 | 19 Prill 2019
M. A.

Askush në Maqedoni nuk e di se sa është numri i saktë i popullsisë Maqedonase e Shqiptare. Krejt kjo fal neglizhencës dhe manipulimeve me procesin e regjistrimit të popullsisë në këtë vend i cili nuk është bërë që nga viti 2002.

Në një intervistë dhënë arbresh.info, kandidati i pavarur për president  të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, fajin për këtë ja hedh dy partive të cilat ishin në pushtet në vitin 2011 dhe zhvaten pushtetin më 9 milion euro, por regjistrimi nuk përfundoi.

Ai vë në pah manipulimet që po tentohen të bëhen përsëri më këtë proces në veçanti për shqiptarët.

“Vetë fakti se në këtë shtet tash e dy dekada nuk ka regjistrim të popullsisë tregon se çfarë jo serioziteti politik të garniturave qeveritare të mëhershme dhe të tashme bëhet fjalë. Ne e kemi pas regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2002 dhe ne vazhdojmë ende të udhëhiqmi nga të dhënat statistikore të para 20 viteve. Askush nuk e di sot në Maqedoni sa maqedonas e sa shqiptarë janë. Sa kem pasuri të patundshme. U bë përpjekje para ca vitesh konkretisht në vitin 2011 kur në qeveri ishin VMRO dhe BDI pra Gruevski me Ali Ahmetin dhe këta edhe pse shpenzuan 9 milionë euro me një vendim sikur të ishin në një familje private, dy liderët vendosen pa asnjë arsyetim politik, pa asnjë transparencë, pa asnjë llogaridhënie të ndërprejnë, në mes të procesit, regjistrimin e popullsisë dhe nuk dhanë përgjigje jo vetëm për 9 milionë euro të shpenzuara të buxhetit të shtetit, por edhe mënyrën se si dy liderët politik marrin një vendim të tillë.”

Sipas tij, vetëm një Republikë për të gjithë do të mund të ndalë një partizim shtetëror tash e 27 vite, shkruan arbresh.info.

“Tani po bëhen apët manipulime më një regjistrim të popullsisë. Këta po tentojnë që përmes një drafti për regjistrim kur ju mund të regjistroheni, por jo të tregoni përkatësin e juaj dhe kjo është e pa tolerueshme. Nuk e di pse duhet të fshihet përkatësia kombëtare kjo është e çuditshme që në vitin 2019 pas gjithë atyre regjistrimeve ne edhe në kohën e komunizmit ka ekzistuar gafa e përkatësisë kombëtare ndërsa tash në shekullin 21 dikush po mundohet ta eliminojë numrin e saktë se sa shqiptarë jetojnë vërtet në Maqedoni”.

E ndonëse në një vend ku udhëhiqen nga maqedonasit, shqiptarët tani e kanë momentin për të përzgjedhur një shqiptar në krye te Maqedonisë, sipas Rekës kjo do të jetë e vështir.

Kandidati i vetëm shqiptar dhe i pavarur, thotë së është fantazi të mendohet që në Maqedoni do të përsëritet historia e Tuzit.

Ai tregon se në vazhdimësi katër partitë shqiptare bëjnë thirrje të votohet Pendarovski e jo Blerim Reka.

“Është vetëm një fantazi shkencore bashkimi i shqiptarëve si në Tuz për të zgjedhur një lider. U pa në garën presidenciale ku katër parti shqiptare dolën kundër meje dhe e përkrahin maqedonas. A ka nevojë një koment tjetër? Them se përpos që kemi shtet të kapur edhe partitë në Qeveri janë parti të kapura dhe ato po mundohen ta bëjnë edhe anëtarësinë e kapur. Me direktiva partiake si në kohën e komunizmit ata po i udhëzojnë dhe mëma parti e dinë më se miri se duhet të votohet Penderovski dhe jo Blerim Reka. E kuptoni se ku ka ardhur në këtë shekull mendësia partiake në Maqedoni e cila mbizotëron në politiken shqiptare”.

Nuk është vetëm mos përkrahja nga ana e partive Shqiptare ajo që e shqetëson kandidatin e pavarur në zgjedhjet Presidenciale.

Profesor Reka, frikë tjetër e ka edhe manipulimin me vota  e në veçanti nga trendi tashmë i njohur “treni bullgarë”.

“Do të jetë e vështir sepse nominalisht në regjistrin zgjedhorë figurojnë 1,8 milionë votues por deri në vitin 2017 nga Maqedonia janë shpërngul 250 mijë qytetarë. Ne ditën e votimit ne do t’i kemi minus qerek të popullsisë që do të dal në votime. Ky dallim prej 250 mijë votuesve  është mundësi e jashtëzakonshme për manipulim votash për mbushje të kutive për të ashtuquajtur Trenin Bullgarë, për manipulimin e votave, dhe unë vetëm kësaj i frikësohem”.

E dëshirën që shqiptarët të udhëheqin më tri institucionet kryesore maqedonase nuk e fsheh.

Për Rekën, nëse tre kandidat të zotë janë nga shqiptarët atëherë të tre mund të udhëheqin me Maqedoni, në tri pozitat kryesore.

“Unë mendoj se jo vetëm në dy, por në tri pozitat shtetërorë mund të jetë dhe duhet të jenë shqiptarë. Ku shkruan në Kushtetutë se vetëm kryetari i Parlamentit duhet të jetë shqiptarë? A ka ndonjë përcaktim se funksionet duhet të jenë me përqindje? Kjo është ajo që e kritikova në fillim , nuk mund të ketë demokraci të dozuar. Nuk mund të ketë kombe statistikore, dhe nuk mund të ketë poste monopoliste dhe një etnike të garantuar vetëm për maqedonas. Nëse ka tre kandidatë të fuqishëm shqiptar duhet të tre tqë zgjidhen në funksionet udhëheqëse”.

Ndryshe, zgjedhjet për President të Maqedonisë Veriore do të mbahen me 21 prill. Ndërsa Blerim Reka është kandidati i vetëm shqiptarë për këtë pozitë. Reka në ketë proces kandidon i pavarur./V.Seimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme