Edhe pse Kosova nuk ka ende mekanizma që merren me hulumtimin e shkaqeve të aksidenteve në trafik, njëra ndër to mund të jetë edhe mungesa e njohurive rreth shenjave të komunikacionit nga ngasësit e automjeteve.
Se nuk i dinë shenjat dhe rregullat në trafik, e thonë për Radio Kosovën dy qytetarë, të cilët janë pajisur me patentë shofer pa iu nënshtruar testeve adekuate.
Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, konsideron se ky mund të jetë njëri nga shkaqet e aksidenteve të shumta në vend.
Pajisja e qytetarëve me patentë shofer pa e përfunduar kursin praktik në auto shkollë dhe pa iu nënshtruar testeve adekuate, është njëri nga shkaqet e aksidenteve të shumta në vend. Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, tha për Radio Kosovën se kjo dukuri mund të verifikohet shumë lehtë me një test të dytë, pas aktit kur ndodh aksidenti.
”Megjithatë, këto gjëra mund të verifikohen shumë lehtë dhe qartë, nëse dikush prej të lënduarve ose të lënduarve të cilët shkaktojnë aksidente edhe me fatalitete mund ta kalojë testin në forma të tilla, duhet t’i nënshtrohet edhe një testi tjetër për patentë shofer. Nëse ai e kalon këtë test 50 për qind, atëherë vërtetohet se është pajisur me patentë shofer me njohuri, e nëse nuk e kalon 50 përqindëshin atëherë dihet se patentën e ka marrë në forma të tjera e jo me njohuri në autoshkollë”.
Dedaj vë në theks se një mekanizëm i tillë i testimit, i mungon Kosovës.
”Pse 50 përqindëshi? Për shkak se testimi në kushte të tilla dhe nën presion atëherë konsiderojmë se e kalon testin me 50 për qind. Dhe ata që nuk e kanë dhënë testin fare, apo në forma të tilla ose me pagesë ata nuk mund ta kalojnë as 10 për qind e lëre më 50 për qind.”
Ndërkohë, Radio Kosova ka vërejtur se ka persona që pa ndjekur mësimet në autoshkollë dhe pa iu nënshtruar asnjë testi janë pajisur me patentë shofer.
Një i ri, banor i rrethit të Prishtinës, M. H, thotë se ka ndjekur mësimet në njërën nga autoshkollat, por që, sipas tij, në test me shkrim dhe në vozitje ka shkuar pa pasur njohuri për rregullat e komunikacionit. Patentë shoferin thotë ta ketë paguar me para.
E një tjetër qytetare nga Gjilani, E. S, thotë se nuk ka shkuar fare në autoshkollë, por patentë shoferin e ka blerë. Sipas saj, patenta i është nevojitur për një punë në shtetet jashtë Kosovës dhe është detyruar të bëjë një gjë të tillë.
”Më është dashtë për punë shpejt, në Gjilan e kam marrë me të njohur, kam paguar diku 400 euro. Nuk kam hyrë as në test as në vozitje. Nuk i kam ditur rregullat e komunikacionit, me vozit nuk kam ditur mirë, mirëpo me kohë vetë i kam mësuar. Nuk ka qenë fare lehtë por shumë vështirë.”.
Ndërkaq drejtuesi i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, i ka thënë Radio Kosovës se raste të tilla janë evidente, për çka edhe janë hetuar disa zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Shillova ka bërë të ditur për disa nga ta ka dyshime se kanë kontribuar në dukurinë e përmendur më lart.
”Disa zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, për të cilët ka dyshime për aktivitetet e tilla. Hetimi është duke vazhduar, në të ardhmen do të dëshmohet dhe do të hetohen të gjithë personat të cilët e keqpërdorin detyrën zyrtare. Ne nuk kemi absolutisht dyshime që nuk ka edhe zyrtarë të institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësi edhe në raport me pyetjen të cilën ju po e bëni.”
Ndërkaq, në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës nuk pranojnë se një dukuri e tillë është duke ndodhur. Zëvendësministri në këtë ministri, Rexhep Kadriu, thotë se nuk kanë informacione ku ndonjë zyrtar i kësaj ministrie ka keqpërdorur detyrën zyrtare në këtë drejtim.
”Jo, nuk ka pasur raste të cilat janë hetuar. Nëse ka raste të cilat janë hetuar, mund t’i drejtoheni Prokurorisë së Shtetit se deri ku kanë arritur me rastet që kanë hetuar. Derisa ne nuk kemi informacione të tilla, atëherë lirisht mund të drejtoheni te Prokuroria e Kosovës.”
Ndryshe, për të parandaluar aksidentet me fatalitet, Ministria e Infrastrukturës këtë vit ka bërë një marrëveshje me qeverinë hungareze për implementimin e sistemit inteligjent të menaxhimit të komunikacionit rrugor. Kadriu bën të ditur se nga muaji maj, në çdo rrugë nacionale të Republikës së Kosovës do të vendosen radarë me kamera.
“Në muajin prill apo maj do të vendosim radarë me kamera nëpër rrugët nacionale të Republikës së Kosovës. Mirëpo, gjatë 2018 kemi bërë përpjekje të mëdha që rrugët tona të kenë një sinjalistikë rrugore të mirë. Ne tash e kemi dyfishuar buxhetin, që shkon në 4 milionë, për investime në sinjalisitikë rrugore”, ka thënë ai.
Ndryshe vetëm gjatë vitit 2018 në aksidente komunikacioni kanë humbur jetën 110 persona.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...