Google ADS

Çiamba: Marrëveshja e Prespës është shembull për pajtim

22:03 | 18 Prill 2019
A. B.

Marrëveshja e Prespës është shembull i shkëlqyer për pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore për të tërë rajonin, por edhe burim inspiruese, tha ministri për çështje evropiane të Rumanisë, Xhorxh Çiamba në intervistë për agjencinë greke “ANA-MPA”.

Ministri rumun i përgëzoi të dyja palët për “guxim dhe për zgjidhjen së bashku që të shkruajnë histori”.

“Marrëveshja e Prespës është model për përparimin me çështjet bilaterale në mënyrë evropiane. Marrëveshja për kontestin e emrit në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është shembull i shkëlqyer për pajtim dhe marrëdhëniet të mira fqinjësore për të gjithë rajonin, por edhe burim inspirimi”, tha Çiamba.

Ai theksoi se rëndësinë e marrëveshjes së Prespës e cila e u ratifikua në Kuvendin e Shkupit dhe Athinës me çka u hap rruga për Maqedoninë e Veriut drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa theksoi se “Rumania ka qenë ndër vendet e para partnere të NATO-s që ka ratifikuar protokollin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme