Google ADS

Berisha: Nëse qeveria e merr përsipër verdiktin e parlamentit holandez, BE nuk do t’i ndalojë

20:29 | 18 Prill 2019
A. B.

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse qeveria e Holandës merr përsipër të çojë përpara vendimin e marrë nga parlamenti i Holandës, atëherë vizat për shqiptarët ikin.

I ftuar në abcnews, Berisha theksoi se Holanda është një vend i nderuar dhe një ndër themeluesit e BE-së, e kësisoj BE nuk do të mbajë krahun e qeverisë shqiptare, por të një shteti që ka bashkëthemeluar Bashkimin Evropian.

Më tutje Berisha deklaron se në qershor Shqipëria “do te ndahet” nga Maqedonia e Veriut, duke nënkuptuar se vendi ynë nuk do të hapë negociatat me BE-në.

Berisha: Parlamenti i Holandës e ka shpjeguar, së pari krimi shqiptar agresiv dhe në rritje. Kjo mbështetet në një raport të organeve ligjzbatuese atje. Kemi një deklaratë të përsëritur po ashtu në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Së dyti, thonë zëdhënësit e Holandës, shqiptarët vijnë përpara sirianëve për kërkesat për azil politik.

-Rama tha se ka një situatë të brendshme elektorale dhe bëri një hap që nuk do të aplikohet -nga BE

Berisha: Verbëria e atij që është përgjegjës direkt për këtë situatë. I garantoj shqiptarët se po qe se qeveria e Holandëz, në zbatim të vendimit të parlamentit insiston ta çojë këtë vendim, asnjë nuk e pengon dot. Holanda është vend themelues i BE-së mos harroni dhe BE nuk do të rreshtohet me ne por me një vend themelues.

A do ta marrë qeveria këtë detyrë, këtë kërkesë me qëllim zbatimin e saj apo jo, kjo varet. Por unë të garantoj se nëse ajo e merr këtë kërkesë e çon deri në fund. Por, ka dhe vende të tjera që po e konsiderojnë këtë vendim.

E kam nga burime shumë serioze që konsiderojnë kërkesën për vendosjen e vizave. E treta, nuk ka hapje të negociatave. Do të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut sepse Maqedonia e Veriut ka shtet, ndërsa Shqipëria ka narko shtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme