Një zyrtar i lartë i Tribunalit Special i ka thënë Expressit se aktakuzat e para do të ngrihen për vrasjet e shqiptarëve pas luftës. Sipas këtij burimi, Gjykata Speciale mund të quhet “shteti në gjyq” sepse me materialin që ka, do të akuzohen edhe presidenti Thaçi e Kadri Veseli. Gjykata ka siguruar shumë dëshmitar dhe prova në të cilat i bazon akuzat
Deri më tash, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka intervistuar rreth 100 persona, në cilësinë e të dyshuarve dhe të dëshmitarëve, ndërsa kjo zyrë planifikon t’i intervistojë edhe 300 të tjerë përpara se të bëjë gati aktakuzat e para.
Një burim shumë i lartë brenda Tribunalit Special i ka thënë Gazetës se në listën e të dyshuarve janë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Gjatë një bisede të zhvilluar në një nga vendet e BE’së, ky burim, që nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë se aktakuzat e para ngrihen për vrasjet e pasluftës ndaj shqiptarëve.
“Aktakuzat e para do të jenë për vrasjet e pasluftës, për krime ndaj shqiptareve”.
Ai thotë se krerët shtetërorë do të jenë të akuzuarit e Speciales dhe për këtë, Gjykata ka mbledhur dëshmitarë, videoincizime e prova të tjera.
“Nga ajo çfarë sot posedon prokuroria do te ketë aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, Rexhep Selimit, Daut Haradinajt, Sami Lushtakut, Azem Syles, e shumë figurave të tjera të luftës”, ka thënë tutje burimi.
Sipas këtij zyrtari, nga puna e deritanishme e Tribunalit, kanë parë se “Krerët kryesore te UCK’së po frikësohen nga njëri-tjetri”.
Ai tregon se aktakuzat ngrihen vetëm pasi të kompletohet mozaiku, por edhe që Tribunali është në dijeni për personat që janë munduar ta pengojnë drejtësinë, e kjo mund të sjell befasi gjatë javëve në vijim.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”