Prokuroria e Prishtinës do të nis hetimet për vdekjen e 6 vjeçarit nga Peja

19:31 | 18 Prill 2019
L G

Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet të nis hetimet rreth akuzave të familjarëve të 6 vjeçarit nga Peja ndaj mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK), shkruan arbresh.info.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka në një prononcim për “arbresh.info” ka thënë se të premten ai bashkë me prokurorin kujdestarë do të kërkojnë fillimin e hetimeve për këtë rast.

“Sigurisht që Prokuroria nesër do të merret me këtë punë. Nesër unë së bashku me prokurorin kujdestar do të kërkojmë nga hetuesit fillimin e hetimeve, për këtë rast”, ka thënë Beka për arbresh.info.

Ndryshe, familjarët e 6 vjecarit kanë thënë se pavarësisht vizitave tek mjeku, viktimës i ishte thënë se ka vetëm temperaturë dhe grip, pa i bërë ndonjë analizë më të gjerë. Ata thonë se vdekja e djaloshit ka ardhur krejt si shkak i mos pakujdesisë së mjekëve në QKUK./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme