OBRM-PDUKM e ka paraqitur aplikacionin e LSDM-së deri tek prokuroria

19:11 | 18 Prill 2019
A. B.

OBRM-PDUKM e ka paraqitur “aplikacionin e famshëm të telefonit” të LSDM-së me të cilin partia në pushtet po grumbullon të dhëna virtuale për qytetarët, por nga atje pretendojnë se është tepër vonë për Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë Publike që të ndërhyjnë sepse u zbulua tri ditë më herët dhe se “dëshmitë me siguri janë shkatërruar me mosmarrjen e serverëve”.

Nga prokuroria në takimin e sotëm me përfaqësuesit e selisë zgjedhore të kandidates për presidente, Gordana Siljanovska, iu është konfirmua se rasti do të hetohet.

Kryeministri Zoran Zaev këtë e komentoj se kot akuzojnë, ata të cilët janë të vetëdijshëm se do të humbin në zgjedhjet presidenciale dhe se nuk ka asgjë jashtëligjore në aplikacion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme