Google ADS

Pse myslimanët agjërojnë nesër?

18:04 | 18 Prill 2019
L G

Më 19 prill, myslimanët në mbarë botën e shënojnë njërën nga katër netët, të cilësuara në fenë e tyre si nga ditët e zgjedhura të bekuara e që quhet në arabisht ‘Lejletul-berat’.

Nata ‘Lejletul-berat’ njihet si lajmëtare e ardhjes së muajit të Ramazanit. Shënohet edhe si nata, në të cilën, sipas fesë islame “melekët fillojnë ta shkruajnë fatin e njerëzimit dhe të secilit njeri individualisht për vitin e ardhshëm”.

Në traditën e myslimanëve kjo natë është e njohur edhe si nata e faljes, fatit dhe dëshirës.

Dhe sipas porosive të Muhamedit, të dërguarit të Zotit në fenë islame kjo ditë duhet të agjërohet, dhe një natë përpara të përcillet me namaz./Reporteri.net

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme