Zekirja Shabani, gazetar, ka thënë se Kosova nuk duhet të kënaqet me pozicionin e lirisë së shtypit në nivel botëror. Ndërsa Halil Matoshi nga Qeveria e Kosovës ka thënë se qeverisja aktuale ka krijuar diferencë me qevrisjet e kaluara sa i takon krijimit të ambientit.
Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.
Shabani dhe Matoshi kanë folur të enjten në “Imazh” te RTK.
Shabani ka thënë se duhet të punohet për pozitë më të mirë. “Sipas raportit jemi shumë më mirë se sa vendet e rajonit. Por kjo nuk duhet të na gëzojë. Ne duhet të punojmë shumë më shumë që të largohemi nga territori ku jemi me Togon. Kjo renditje nuk na bën nder. Ne llogaritemi tek vendet “pjesërisht të lira””, ka theksuar ai.
Kurse Matoshi është shprehur se Kosova është edhe më mirë se sa disa vende të Bashkimit Evropian, duke përmendur Hungarinë.
“Prej qeverisjeve të kaluara dallojmë shumë dhe jemi larg. Lëvizja për tri vende është një indikator se kryeministri Haradinaj e ka hapur debatin. Në rajon jemi mirë, hiç Bosnjë Hercegovinën që është para nesh. Vetë raporti e thotë se ka pluralizëm. Por në raport me vendet nordike jemi keq”, ka thënë Matoshi.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...