Për nder të tubimit tradicional të “Epopesë së UÇK-së” në fshatin Marec, të komunës së Prishtinës, Majk Speth kishte ardhur nga Gjermania për të qenë pjesë e këtij tubimi tradicional, shkruan arbresh.info.
Gjermani, Majk Speth që kishte luftuar përkrahë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe tani është veteran i UÇK-së, falënderoi shumë familje që dhanë bijtë e bijat e tyre për liri.
“Është nder të jem këtu, ku para 20 viteve unë luftova për të parë se çka u krijua këtu, ku çdo familje e falënderoj për bijtë e tyre dhe për këtë arsye ne sot e gëzojmë lirinë shkaku i tyre”, u shpreh veterani gjerman Speth.
Në këtë tubim ishin të pranishëm edhe Selim Pacolli, Islam Pacolli, Ahmet Isufi, si dhe komandanti i brigadës “153”, Adem Shehu ./Arbresh.info/
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...