Juventusi pret oferta për Dybalan

15:39 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Klubet më të mëdha të Anglisë, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë në gatishmëri pasi Juventusi po përgatitet të vendosë për shitje Paulo Dybalan.

Gazeta italiane Tuttosport raporton se Juventusi është i gatshëm të fitojë para nga shitja e yllit të tyre, Dybala.

Kjo pasi drejtuesit e kampionit italian synojnë të mbledhin fonde për të nënshkruar këtë verë me Joao Felix, Mauro Icardi, Federico Chiesa apo Mohamed Salah.

Zonja e Vjetër po kërkon të rinovojë fazën e tyre sulmuese pas eliminimit të shokues nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve të martën.

Skuadra e Massimiliano Allegrit u mposht 2-1 në shtëpi nga Ajaxi në një ndeshje të jashtëzakonshme në Allianz Stadium.

Për të lehtësuar ndryshimet e tyre sulmuese, Tuttsport pohon se klubi është i gatshëm të lirojë yllin Dybala.

Manchester Unitedi, Manchester City dhe Liverpool janë gati të ndërhyjnë me oferta, ku transferimi i argjentinasit do t’ju kushtojë të paktën 80 milionë funte. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme