Samsung probleme me telefonat e palosshëm

15:13 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Disa nga telefonat e ri të palosshëm të Samsungut janë duke u thyer pas vetëm disa ditëve.

Gazetarët që kanë pranuar telefonat për t’i vlerësuar para lansimit publik thonë se ekrani i Galaxy Fold nisi të dridhej dhe të terrohej para se të hapej, transmeton portali arbresh.info.

Disa gazetarë thonë se ata hoqën një shtresë të hollë mbrojtëse nga ekranet që mendonin se duhej të dilnin, por që ishte paraparë të qëndronte.

Paralajmërimi në paketën e Galaxy Fold udhëzon përdoruesit të mos heqin shtresën mbrojtëse, sipas një fotoje të postuar nga T-Mobile Senior Product.

Reporteri i Bloomberg, Mark Gurman tha se Galaxy Fold filloi të funksiononte në mënyrë jo normale pas largimit të filmit dhe përfundimisht u bë i papërdorshëm.

Por CNBC raporton që edhe pa ia hequr shtresën mbrojtëse, telefoni nuk funksionon siç duhet.

Këto probleme ngrenë pyetjet nëse Galaxy Fold mund të përballojë përdorimin normal.

Para se të prezantonte Foldin, SAmsung thuhet se ka testuar mekanizmin e palosjes së telefonit më shumë se 200,000 herë, duke pretenduar se ka kaluar pragun për qëndrueshmëri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme