Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov pret që procesi për formalizmin e marrëveshjes hyrëse te vendet anëtare të NATO-s të përfundojë në dhjetor të këtij viti.
Në intervistë për 1TV ai thotë se deri tani 11 vende e kanë ratifikuar protokollit dhe mbesin edhe 18 vende. Në mesin e vendeve që nuk e kanë ratifikuar protokollin është edhe Turqia që është një ndër mbështetësit tradicional të vendit tonë. Sipas Dimitrov, ratifikimi nuk është penge i kërkesës së Turiqsë, që vendi t’i ekstradojë pjesëtarët e Fetulla Gjulenit FETO, që Ankara pretendon se janë terroristë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne tradicionalisht jemi shtete dhe popuj të afërt. Turqia është ndër vendet e para që pranoi pavarësinë, na mbështeti kur kishim probleme në krijimin e miqësive të reja”, tha Dimitrov.
Ai shtoi se Ankara ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Turqia janë miq, dhe problemet e Turqisë janë probleme të vendit tonë. “Mund të ndihmojmë aty ku mundemi, megjithatë miqësia, gjithashtu do të thotë edhe kuptim, ajo çfarë kërkohet të mos shkojë jashtë qëllimeve dhe parimeve tona. Një parim është edhe legjislacioni vendor, sundimi i së drejtës, procedurat dhe obligimet ndërkombëtare, si dhe politika me aleatët tanë’, tha mes tjerash Dimitrov.
Sipas tij për zgjidhjen e çështjeve të tilla duhet urtësi dhe ai është i bindur se do të gjendet rrugë ku interesi ynë do të ruhet ashtu si dhe miqësia dhe afërsia.
“Do na duhet urtësia, puna dhe kuptimi”, shtoi Dimitrov.
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...