Google ADS

AAK-ja prezanton matje të opinionit, i besojnë më shumë se Vetëvendosjes

14:10 | 18 Prill 2019
arbresh.info

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, thotë se në matjet e fundit të opinionit publik nga subjekte të huaja, del se AAK-së po i beson populli më shumë se Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, ky tejkalim thotë ta ketë shqetësuar dhe se ka marrë edhe përgjigje nga ekspertë të huaj rreth kësaj, shkruan arbresh.info.

“Kem nevojë për opozitë që ballafaqon me nepotizëm, hajni dhe të gjitha. Në Vetëvendosje është një nervozizëm, dhe matja në popull po e tregon këtë. Subjekti që e përfaqësoj e ka tejkalu me besim Lëvizjen Vetëvendosje. Mos të kaloj në shabllon kjo me Vetëvendosje, dhe kjo është çështje e rënies në besim, dhe ekspertët e huaj më kanë thënë se Vetëvendosje nuk ka forca për me i paraqitë temat. Militantizmi nuk i jep mjaftueshëm efektet,” është shprehur Haradinaj në një konferencë për medie.

Lëvizja Vetëvendosje po mbanë një cikël të tubimeve nën thirrjen “Kundër PAN hajnisë”, përmes të cilave synon të mobilizojë masën në një protestë gjithëpopullore deri tek arritja e qëllimit për rrëzimin e qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme