Ushtrimet fizike janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin tuaj dhe për ta reduktuar rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.
Ushtrimet e rregullta fizike janë të nevojshme edhe për humbje të peshës, por mbajtja e motivimit është gjë e vështirë nëse nuk mund ta përballoni një palestër.
Fatmirësisht, një gjë për të cilën nuk mund të gjeni arsyetim është ecja – e cila është aktivitet falas dhe me rrezik të ulët.
Përveç se ecja është e mirë për shëndetin, është gjithashtu forma më e lehtë e ushtrimeve fizike të cilën shumë lehtë mund ta inkorporoni në jetën normale.
Ndonëse mund të mendoni se ecja nuk ju ndihmon ta hiqni dhjamin e tepërt që e keni, fatmirësisht ndihmon në humbje të peshës dhe djegie të yndyrës.
Por, sa shumë duhet të ecni për të humbur peshë?
Humbja e peshës është e thjeshtë – mjafton të keni deficit të kalorive që i konsumoni.
Kjo nënkupton të digjni më shumë kalori sesa që merrni.
Një deficit i 500-1000 kalorive çdo ditë nënkupton se do t’i humbni deri në 1 kilogramë për javë.
Një stil i jetesës pa aktivitet fizik kontribuon në shtim të peshës dhe në rritje të rreziqeve shëndetësore.
Në mënyrë që të humbni peshë, rekomandohet ta zvogëloni numrin e kalorive që i hani dhe njëkohësisht ta rritni aktivitetin fizik.
Ecja është mënyrë e lehtë për të djegur kalori dhe për t’i shmangur sëmundjet.
Nëse ecni 1.6 kilometra, ju do t’i digjni rreth 100 kalori.
Ndërkaq, për të djegur yndyrë, ju duhet ta arrini 60-70% të pulsit maksimal të zemrës.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...