Merkel: E trishtuar për tragjedinë e Madeiras

13:47 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit në ishullin portugez të Madeiras, ku 29 persona humbën jetën, shumica prej të cilëve se ishin nga Gjermania.

“Me trishtim dhe tronditje shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për bashkatdhetarët tanë si dhe të gjithë ata që u prekën nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Madeira”, theksoi Merkel në një deklaratë.

Ajo gjithashtu falënderoi shërbimet e shpëtimit dhe mjekët në Madeira për përpjekjet e tyre./ATSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme