A keni celulit në këmbët tuaj dhe kjo është një nga arsyet pse nuk vishni pantallona të shkurtra apo fustane dhe funde? Epo nuk jeni e vetmja.
Celuliti është më shumë i pranishëm tek gratë, kjo është për shkak se femrat kanë tendencë të kenë lëkurë më të hollë se sa burrat, gjë që e bën më të lehtë që dhjami të jetë i pranishëm për të shtyrë shtresën e lëkurës, duke e nxjerrë atë në formën e gropave të vogla. Ka mënyra të ndryshme natyrore që mund të hiqni qafe celulitin. Këtu janë disa prej tyre.
Një dietë e shëndetshme: Edhe nëse kërkoni ndihmë profesionale për trajtimin e celulitit, ata do t’ju thonë se gjëja e parë që duhet të bëni është të keni një mënyrë jetese të shëndetshme. Ushqimi i shëndetshëm është hapi i parë drejt heqjes së yndyrës të padëshiruar nga trupi. Sa më shumë peshë të humbisni, aq më shumë yndyra do të largohet nga shtresa e jashtme e lëkurës. Kjo, nga ana tjetër, do të ndihmojë në arritjen e një lëkurë të njëtrajtshme. Prandaj, si hapi i parë për trajtimin të celulitit, mos e hani ushqimin që ka një përmbajtje të lartë kripë, meqë natriumi dihet se shkakton qelizat e yndyrës. Në vend të kësaj, fusni në regjimin tuaj drithëra, proteina, fruta, perime dhe fibra.
Bëni aktivitet fizik rregullisht: Meqë ka yndyrë të përfshirë, një trajtim i madh i celulitit është të ushtroheni rregullisht për të humbur yndyrën. Tani askush nuk po ju kërkon që të merrni pjesë në një rutinë stërvitore rigoroze dhe të gjatë. Në vend të kësaj, diçka e thjeshtë si vrapimi ose ecja mund të llogaritet si stërvitje. Shumë sugjerojnë se stërvitje prej 40 minutash për të qenë të frytshëm. Gjysma e kësaj kohe duhet të fokusohet në bërjen e kardios ndërsa gjysma tjetër duhet të përqendrohet në ushtrimet që ndihmojnë në fitimin e forcës. Ushtroni të paktën tri herë në javë për rezultate të qëndrueshme.
Përdorimi i algave të detit: Jo shumë njerëz e dinë se alga e detit është një agjent i shkëlqyer eksfoljim. Kur aplikohet, jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në pjesë të ndryshme të trupit, por gjithashtu ndihmon në nxitjen e metabolizmit të njeriut. Kjo sigurohet nga sasia e lartë e jodit të pranishëm në algat e detit që ndihmon në rregullimin e funksioneve të metabolizmit në qeliza. Për më tepër, alga deti është gjithashtu e njohur për të përmirësuar cilësinë e lëkurës, si dhe për të hequr toksinat nga trupi. Kur këto toksina hiqen, celuliti automatikisht ulet. Disa mund të pyesin veten se si mund të aplikojnë alga deti. E pra, ju duhet të shtoni rreth katër lugë alga deti në kripë deti dhe vaj ekstra të virgjër dhe aplikojeni në zonat e prekura nga celuliti. Bëni përditë për të parë rezultate./living.al/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...