Deskoska: Mbeten dallimet kryesore për ligjin për prokurori publike

13:24 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Mbeten dallimet kryesore midis pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

“Këto janë dallimet të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me vazhdimin e procedurave të filluara të PSP-së, shfrytëzimin e dëshmive të cilat janë grumbulluar në këto procedura gjyqësore dhe në fund përfundimin e procedurave me qëllim që të fitohet drejtësia në këtë vend”, tha Deskoska.

Ajo tha se edhe në materialet e fundit të cilat i ka dorëzuar grupi i punës i VMRO-DPMNE-së nuk ka zgjidhje të pranueshme.

“Nuk pati diçka që në pjesën e kësaj çështje të hapur mund të ishte zgjidhje e përbashkët. Në këtë pjesë ajo që u dërgua nuk përkoi për zgjidhje e cila mund të vihej në ligj”, deklaroi Deskoska./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme