Google ADS

Ushqimet që mund t’i hash natën vonë dhe të mos ndihesh e fryrë në mëngjes

12:34 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Vetëkontrolli është shumë i vështirë kur të kap ajo dëshira gërryese për të ngrënë. Kur uria e pasdarkës të shpon stomakun, nuk mund të rezistosh pa shkuar te frigoriferi sado rehat të jesh në krevat apo divan.

Por kjo ka një anë negative, ndjesinë e fryrjes në mëngjes. Pendohesh për gjithçka ke ngrënë 7 orë më parë dhe thith barkun, e mërzitur, që zinxhiri dhe kopsa e xhinseve të mbyllet. Nëse kjo është historia jote, këtu janë disa këshilla nga dietologët që kur na kap uria e orëve të vona të paktën të hamë diçka që nuk na fryn.

Bajame, 23

Ato kanë vitaminë E (shumë e mirë për lëkurën), proteina dhe acide yndyrore omega-3, por po të hash në sasi kanë shumë kalori. Frenoje veten te numri 20 dhe kujdes që mos të jenë të kripura, kripa stimulon fryrjen.

Çaj menteje, xhinxheri ose kamomili, 1 filxhan

Pak gllënjka të ngrohta do të ndihmojnë të qetësosh barkun, gazi është një fryrës i zakontë barku.

Luleshtrydhe, mjedra, 1 filxhan secila, qitro, 1/2, ose portokaj të vegjël Clementine, 2

Duhet të qëndrosh larg frutave shumë të ëmbla, mollëve dhe rrushit për të përmendur disa, sepse ëmbëlsia thith lëngjet dhe të bën të ndihesh e fryrë. Frutat e rekomanduara përmbajnë ujë, një zgjedhje ngopëse dhe e shëndetshme dhe janë të pasura me antioksidantë që përforcojnë imunitetin dhe vitamina./RevistaClass/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme