Google ADS

Kosova më mirë se vendet e rajonit sa i përket lirisë së shtypit

11:50 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Kosova këtë vit gjendet më mirë në renditjen e lirisë së shtypit në botë.

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit, shkruan portali arbresh.info.

Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova është për disa pozita më mirë.

Shqipëria është në pozitën e 85-të, Serbia 90, Maqedonia 95 dhe Mali i Zi në të 104.

Indeksi botëror i Lirisë së Shtypit 2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si në nivel botëror urrejtja ndaj gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Sipas raportit numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme