Deputeti i AAK-së Bekë Berisha po kërkon llogari nga dy ministra, Rrustem Berisha dhe Ekrem Mustafa, për konkurset në FSK dhe në Polici.
Bekë Berisha shkruan në Facebook se ka pranuar dhjetëra thirrje nga kandidatët që nuk janë punësuar në këto konkurse. Thotë se kishte pasur fakte se përzgjedhja e kandidatëve për t’u punësuar në polici ka qenë e dyshimtë.
Lexojeni statusin e plotë të tij:
Sot pranova dhjetra thirrje telefonike dhe mesazhe zhgenjyese të kandidateve për ushtarë në FSK , djem e vajza të kosoves të bindur qe kan kaluar testimet fizike dhe psiqike me 100 /, por qe nuk janë zgjedhur .
Të njetat mesazhe të zhgenjimit kam pranuar edhe në perzgjedhjen për polici dhe kam pas fakte që perzgjedhet aty kan qenë të dyshimta por nuk reagova për shkak se nuk isha i sigurte dhe nuk doja që të lendoja konkursin institucionin por as te perzgjedhurit .
Minister Rrustem Berisha pres që të deklarohesh qka ka ndodhur ne kete konkurs dhe a ka qen i drejt , transparent dhe si janë rezultatet e verteta .
Poashtu edhe ministri i puneve te mbrendshme Ekrem Mustafa per konkursin në polici.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...