Klubi i madh anglez ka prezantuar fanellën që do ta mbajë si vendas në sezonin e ardhshëm 2019/20.
Liverpooli nuk ka pritur përfundimin e sezonin për të prezantuar fanellat e reja, pasi një gjë të tillë e ka bërë sot (e enjte).
Klubi anglez ka shfrytëzuar faqet zyrtare për të shfaqur prezantimin e fanellave të reja, ku pjesë e tyre ishin Mohamed Salah, Alisson Becker, Roberto Firmino dhe Naby Keita.
Fanella e parë e klubit anglez vazhdon të mbetet me ngjyrën e kuqe tradicionale, ndërsa është e dizajnuar me disa vija vertikale ngjyrë ari dhe reklamë të bardhë.
Kjo fanellë thuhet se vjen si kujtim i legjendës Bob Paisley, i cili llogaritet si trajneri më i madh në histori të Reds, duke fituar gjashtë tituj kampioni të Ligës Premier dhe tri Liga të Kampionëve.
Reds kanë vazhduar me prodhuesin New Balance, ndërsa kanë njoftuar gjithashtu se shitja e këtyre fanellave ka filluar qysh nga sot (e enjte) më 18 prill 2019.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...