Sot Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare ku në rend të ditës janë përfshirë shqyrtimi i disa projektligjeve ndërsa do të ketë edhe interpelancë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.
Gjatë kësaj seance, sipas axhendës së publikuar nga Kuvendi, do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018 si dhe raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin që kaloi.
Në seancë e sotme plenare do të diskutohet akt Normativ nr. 1, datë 20.03.2019 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar si dhe Projektvendim “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”. /tch
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...