Parlamenti Evropian bën thirrje për më shumë roje kufitare në kufijtë e BE-së

09:52 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Parlamenti Evropian të mërkurën ka bërë thirrje për zgjerim të mbrojtjes së kufijve të BE-së, duke e shtuar numrin e rojeve kufitare për 10.000 persona, raporton EuroNews.

Katër vite pas fluksit të madh të refugjatëve që arritën në vendet e BE-së, Parlamenti Evropian vendosi që të marrë masat përfundimtare për ndaljen e refugjatëve.

Deputetja i Parlamentit Evropian, Julie Ward, tha se një numër i madh i emigrantëve dhe refugjatëve jetojnë në kushte jonjerëzore.

“Situata për shumë emigrantë, fatkeqësisht mbetet ende tragjike” tha Ward, deputete britanike në Parlamentin Evropian.

Ndërsa deputeti grek i Parlamentit Evropian, Notis Marias, tha se numri i refugjatëve që arrijnë në kampet e Greqisë gjithmonë e më shumë po rritet, dhe ata po i shfrytëzojnë ishujt grek për të hyrë në BE.

“Në Greqi, njerëzit po protestojnë. Ata nuk mundet të pranojnë më shumë njerëz” tha Marias, duke shtuar se ai e mbështetë rezolutën për shtimin e rojeve kufitare.

Ndërsa Roberta Metsola, deputete konservatore e Parlamentit Evropian tha se, udhëheqësit e Evropës gjithmonë kanë premtuar për një rritje të rojeve të sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së, por një gjë e tillë kurrë nuk është arritur.

“Vetëm nëse kufijtë e jashtëm janë të mbrojtur mirë, është e mundur që kufijtë e brendshëm të i mbajmë të hapur” shtoi Metsola.

Kërkesat për një shtim të rojeve kufitare në kufijtë e BE-së, janë rritur shumë pas valës së madhe të refugjatëve, të cilët erdhën nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme