Dramë me shtatë gola në Etihad: VAR-i e shpëton Tottenhamin, eliminohet Man City

22:59 | 17 Prill 2019
Arbresh Info

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit do të mbetet në mendjen e tifozëve të futbollit për një kohë të gjatë.

Takimi përfundoi me rezultat të përgjithshëm 4 me 4, por Tottenham Hotspuri vazhdoi tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë rregullit në lidhje me avantazhin e golave të epërsisë, shkruan portali arbresh.info.

Vetëm brenda 11 minuta lojë në Etihad sonte (e mërkurë) janë shënuar katër gola duke bërë kështu që ndeshja të hyjë edhe në histori të Ligës së Kampionëve për shpejtësinë e një numri të tillë golash brenda minuta të parë.

Raheem Sterling zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 4′ para se Heung Min Son të realizonte dy gola të njëpasnjëshme (7′) (10′) për 2 me 1.

“Qytetarët” barazuan shifrat në minutën e 11′ me anë të Bernardo Silvas para se Raheem Sterling të realizonte edhe golin e dytë personal për 3 me 2 në minutën e 21′.

Skuadra e Pep Guardiolas gjeti portën edhe në pjesën e dytë duke shënuar me anë të Sergio Agueros, por i inkuadruari në fushë Fernando Llorente shënoi për 4 me 3 në Etihad.

Sterling gjeti portën në sekondat e fundit të ndeshjes, por kur të gjithë mendonin se Manchester City ka prekur gjysmëfinalen, teknologjia VAR konfirmoi se goli nga anglezi ishte nga pozita jashtë loje.

Ajaxi është rivali i ardhshëm në raundin tjetër për skuadrën e Pocchetinos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme