Një njeri duhet të marrë 2000 ose 1500 kalori në ditë ose më pak apo më shumë në varësi të aktivitetit fizik dhe moshës, por kjo duhet shpërndahet përgjatë gjithë ditës.
Ndonëse mëngjesi duhet të jetë një vakt i plotë pasi na siguron një pjesë të energjisë për orët në vazhdim, shumë prej nesh e nisin ditën duke konsumuar diçka në mesditë.
Nëse i druheni kileve të tepërta e mendoni se duke mos ngrënë një vakt do të humbni më shpejtë peshë, gaboni! Një mëngjes i pasur ka një efekt pikërisht të kundërt dhe zgjedhja më e mirë është tërshëra, shkruan living.al.
Ky drith i shijshëm jo vetëm që përshpejton organizmin, por sipas studimeve të fundit ju mund të përshpejtoni dhe procesin e humbjes së peshës vetëm duke ngrënë tërshërë për mëngjes.Studimi përfshinte burra dhe gra të ndara në tre grupe. Grupit të parë i është dhënë bollgur për në mëngjes, të dytit cornflakes dhe grupit të tretë asgjë. Të gjithë hanin njësoj drekën dhe darkën.
Hulumtuesit mbajtën të dhënat e niveleve të sheqerit dhe insulinës të të gjithë pjesëmarrësve në studim dhe përfundimet i botuan në një revistë shkencore. Ata zbuluan se grupi i parë kishte më pak kërkesa për ushqim në orët e para të ditës përpara drekës dhe konsumonin 31% më pak kalori për drekë. Pjesëmarrësit në grupin e dytë treguan një dëshirë për ushqim pas tri orësh dhe grupi i tretë edhe më herët.
Tërshëra jo vetëm që ju bën të ndiheni më të ngopur, por ul nevojën për kalori me 31-50%. Ja disa përfitme të tjera:
Ul nivelin e kolesterolit
Përmirëson tretjen
Mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak
Është një burim shumë i mirë i hekurit, magnezit, vitaminave të ndryshme dhe i proteinave.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...