Ëndrra e Juventusit për të fituar Ligën e Kampionëve ka përfunduar sërish edhe për një vit tjetër pas disfatës mbrëmjen e kaluar kundër Ajaxit dhe trajneri Allegri ka thënë se do të tentojë edhe vitin tjetër.
“Ne do të tentojmë sërish”, ka thënë Massimiliano Allegri menjëherë pas ndeshjes duke shprehur qartë se nuk ka dëshirë të jap dorëheqje pavarësisht dështimit të skuadrës së tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, e ardhmja e një lojtari në Juventus tani është e paqartë dhe Correire della Sera ka hedhur dyshime nëse superylli Ronaldo në fakt “do tentojë sërish” me trajnerin e tij.
Gazeta italiane raporton se Ronaldo, lojtari i vetëm te Juventusi në gjendje për të shënuar gjatë fazave eliminuese, mund të manifestojë dëshirën për një sfidë të re pas një zhgënjimi të madh.
Megjithatë, kjo mund të jetë për të pranimi i një disfate dhe do të shënonte kohën e Ronaldos në Torino si dështim, prandaj ai mund të ketë në mendjen e tij mendime të tjera me të përfunduar zhgënjimi i tij.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në duart e Ajaxit, Juventusi mund të fitojë titullin e tyre të tetë radhazi në Serie A të shtunën për shkak se janë vetëm një pikë larg kësaj para ndeshjes në shtëpi kundër Fiorentinas.
Cristiano Ronaldo mund të ngushëllohet me titullin e tij të parë në Serie A./arbresh.info/
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...